Volf: Bëra gabim që nuk mora Verstapenin në vitin 2014

Formula 1

Volf: Bëra gabim që nuk mora Verstapenin në vitin 2014

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:58
Maks Verstapen

Sezoni 2023 në Formula 1 do të jetë nën diktatin e “Red Bull”-it dhe Maks Verstapenit, që komandojnë kampionatet respektive, atë për skuadra dhe pilotë.

Shefi i Mercedes, Toto Volf, në një intervistë, shprehet se në vitin 2015, kur piloti holandez firmosi me makinën “Red Bull”, ishte pranë transferimit te “Mercedes”.

Gjithsesi, ai transferim nuk ndodhi kurrë dhe për Toto Volf, ky mbetet një peng në karrierën e tij, që nuk solli talentin holandez te makina gjermane.

“Asokohe fola me Jos (babain e Maksit) dhe Hub Rotengater (menaxheri i Maksit) kur erdhën në zyrën time në Braklej. Ishte fundi i vitit 2013 dhe fillimi i 2014-ës. Më pas folëm edhe në shtëpinë time në Vjenë.

Kaluam disa orë duke folur për të ardhmen e Maksit, por asokohe transferimi i tij tek ‘Mercedes’ nuk ishte një mundësi konkrete. Kishim dy pilotë shumë të fortë si Luis dhe Niko Rosberg.

Ky i fundit u largua në vitin 2016 dhe Maks nuk ishte i lirë për të ardhur tek ne, kështu që zgjodhëm Botasin”, tha Toto Volf.

“Më vjen që nuk u transferua, pasi do të kishim një skuadër ëndrrash me dy pilotë kampionë si Luis e Maks Vertapen.

Nuk e di nëse kjo dyshe do të funksiononte, ndoshta jo, por Luisi ka gjithë jetën me ne dhe është në qendër të punës tonë.

Çdo gjë ndodh për një arsye dhe Verstapen shkoi te ‘Toro Rosso’, që isjhte opsioni më i mirë për të, dhe bëri mirë”, tha nw fund Toto Volf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat