Përparim Dushi: E kam pritur fitoren, shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm

Formula 1

Përparim Dushi: E kam pritur fitoren, shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 17:54
Përparim Dushi në mes

Përparim Dushi është shprehur i kënaqur pas fitores së arritur në garën e disiplinës malore, “Kulla 2023”.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e sotme.

E kam pritur fitoren, pavarësisht se konkurrenca ishte e madhe.

Realisht kam pasur mundësi të kem rezultat edhe më të mirë, por nuk kam dashur të rrezikoj.

Në përgjithësi gara ishte shumë e mirë”, ka thënë Dushi për faqen zyrtare të FASK-ut.

Ai është optimist për rezultate të tilla edhe në garat e ardhshme.

“Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm edhe në vazhdim të kampionatin në mënyrë që të renditem sa më mirë në plasmanin përfundimtar”, ka shtuar Dushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat