Pilotojnë të njëjtën makinë

Formula 1

Pilotojnë të njëjtën makinë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 19:02
Makina Red Bull Racing

Max Verstappen po dominon botërorin e Formula 1 me makinën Red Bull Racing, por nuk është e njëjta histori me shokun e tij të skuadrës Sergio Perez.

Ai vuan shumë në pistë dhe nuk arrin të ndjekë ritmin e holandezit, duke humbur shumë terren në renditje: -69 pikë.

Duke folur për vështirësitë që po has këtë seozn, Perez sqaron: “Momenti që has më shumë vështirësi aktualisht është ai i frenimit të makinës, që më pengon të fitoj ato të dhjetat për të qenë më i shpejt ënë pistë.

Ndërsa nga ana psikologjike jam në formë”.

“Në dy garat e fundit kam bërë nga një gabim në provat zyrtare që më ka kushtuar shumë, në Montekarlo dhe Kanada, por jam duke punuar shumë bashkë me skuadrën për të dalë nga kjo situatë delikate.

Mendoj se më mjafton një fitore për të qenë më pranë Max”, tha Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat