Brezovica 2023 - të shtunën shkëlqeu Kaqandolli

Formula 1

Brezovica 2023 - të shtunën shkëlqeu Kaqandolli

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:20
Pamje nga gara

Kanë përfunduar dy vozitjet testuese të garës “Brezovica 2023”.

Valdet Kaqandolli me Suzuki Swift ishte më i miri, pasi në vozitjen e dytë pati kohë të shkëlqyeshme prej 04:07.785 minuta, derisa shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometra, në vozitjen e parë e përshkoi për 04:28.154 minuta.

Në pozitën e dytë u rendit slloveni Anze Dovjak, i cili me Hyundai pati kohë prej 04:09.887 (+02.102 sekonda vonesë), ndërsa i treti u rendit Përparim Dushi me Mitsubishi Evo9, me kohë 04:11.840 minuta.

Dy nga favoritët e garës, Liridon Kalenderi e Gazmend Demolli nuk e përfunduan garën, i pari për shkak të një defekti në veturë, ndërsa i dyti pati aksident, por duke shpresuar që të dy të jenë të gatshëm për garën zyrtare që mbahet nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat