Edhe Mercedes heq dorë nga ky sezon

Formula 1

Edhe Mercedes heq dorë nga ky sezon

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:45
Makina Mercedes

Pas Ferrari edhe Mercedes po mendon që tani për vitin 2024.

Skuadra gjermane e sheh që nuk ka asnjë mundësi për të qenë protagoniste këtë sezon të Formula 1.

Madje paraqitjet e saj kanë rënë disi në garat e fundit, duke detyruar drejtorin sportiv të garave Toto Wolff të mendojë më shumë për të ardhmen.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër. këto vende në renditje nuk janë objektivi ynë.

Ne dëshirojmë të jemi në majë dhe të fitojmë kampionatin. Kjo gjë nuk do të ndodhë këtë vit, ndaj duhet të shohim nga sezonin 2024, duke shfrytëzuar garat e ardhshme për të mësuar se si ta përmirësojmë makinën aktuale”, tha Toto Wolff.

“Synojmë që të kemi modifikimet e duhura për makinën tonë të ardhshme.

Shumë skuadra do të fokusohen tek e ardhmja edhe pse jemi ende në mesin e sezonit. Kjo do të thotë se do të humbasim mjaft terren nga makina aktuale, kryesisht për sa i përket shpejtësisë”, u shpreh menaxheri i njohur.

“Do të ketë disa modifikime tek makina aktuale që do të aplikohen edhe tek ajo e vitit 2024. Ne duam të investojmë pikërisht te këto modifkime afatgjata.

Në garat e ardhshme do të kemi mjaft rivalitet për zonën e pikëve mes makinave dhe do të jenë të rejat që do të sjellin makinat ato që do të bëjnë diferencën”, tha Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat