Belgjika, destinacioni i radhës në Formula 1

Formula 1

Belgjika, destinacioni i radhës në Formula 1

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:04
Pamje nga një garë

Belgjika do të presë garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Belgjikës do të fillojnë nesër në orën 17:00 në pistën Spa-Francorchamps e gjatë 7 kilometra në fshatin Francorchamps në afërsi të qytetit belg Stavelot.

Gara sprint do të zhvillohet më 29 korrik të shtunën në orën 16:30. Gara prej 44 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 30 korrik në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar nëntë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

Max Verstappen (Holandë): 281 pikë

Sergio Perez (Meksikë): 171

Fernando Alonso (Spanjë): 139

Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 133

George Russell (Britani e Madhe): 90

– Ekipet

Red Bull: 452

Mercedes: 223

Aston Martin: 184

Ferrari: 167

McLaren: 87

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat