Skender Potera rikthehet me fitore

Formula 1

Skender Potera rikthehet me fitore

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:10
Skender Potera

Skender Potera padyshim është ikona e garës Drag Race në Kosovë, por nuk i pati fituar dy garat e para të kësaj disipline në Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Megjithatë, ai është kthyer me fitore dhe atë në garën më të madhe të vitit, e cila u mbajt gjatë dy ditëve të fundjavës në Sllatinë.

“Gogi” me Audi RS TT shtegun e gjatë 402 metra e kaloi për tetë sekonda, por që nuk ishte i kënaqur.

Image

Pamje nga gara

“Nuk jam i kënaqur me kohën, por duke marrë parasysh se pata problem në makinë, është kohë e arsyeshme. 100 metra para finishit u thye xhami i parë i veturës dhe unë e kam ulur shpejtësinë.

Sidoqoftë, e pata kohën më të shpejtë në garë dhe shpresoj që në të ardhmen të arrij kohë më të mirë”, është shprehur Potera pas fitores.

Garë me shumë rivalitet dhe emocione u zhvillua në Klasën 9 të divizionit AWD, në të cilën i pari u rendit fituesi i garës së kaluar Burim Habibaj me Opel Kadet, i pasuar nga Ilir Shabani me Golf 7R dhe Arif Trolli me Porsche.

Në përgjithësi gara është karakterizuar me rivalitet të madh, pjesëmarrje të kënaqshme të garuesve dhe interesim të madh të dashamirëve të automobilizmit.

Rezultatet:

Divizioni FWD

Klasa 11

1.Hilmi Behrami (Opel Corsa)

Klasa 13

1.Haxhi Berisha (Opel Astra)

Klasa 14

1.Esat Dosljak (Renault Megane RS)

2.Julian Content (Honda Civic Aerodeck)

Klasa 15

1.Dardan Makolli (Golf 2)

2.Drilon Krasniqi (Opel Astra)

Klasa 16

1.Meriton Balaj (Golf 7)

Divizioni RWD

Klasa 10

1.Arton Ajvazi (McLaren)

Klasa 12

1.Çlirim Rama (BMW)

2.Leunit Reka (BMW M6)

Klasa 13

1.Ilir Azizi (BMW)

2.Isen Murtezi (BMW)

Klasa 14

1.Agim Prushi (BMW)

Divizioni AWD

Klasa 8

1.Skender Potera (Audi RS TT)

Klasa 9

1.Burim Habibaj (Opel Kadett)

2.Ilir Shabani (Golf 7R)

3.Arif Tolli (Porsche)

Klasa 10

1.Valmir Alija (Porsche)

2.Florian Rexhepi (BMW)

3.Fitim Rexhepi (BMW)

Klasa 11

1.Mersudin Dzankovic (Audi S3)

2.Tefik Emërllahu (BMW M3)

3.Burim Isufi (Golf 2)

Klasa 12

1.Fitim Canolli (Audi TT)

2.Elvedin Konicanin (Audi S3)

3.Bedri Kryeziu (Audi RS3)

Klasa 14

1.Mërgim Rudari (Mercedes)

2.Spartak Iljas (Golf 5)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat