I paarritshëm në pistën e “shtëpisë”

Formula 1

I paarritshëm në pistën e “shtëpisë”

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 18:22
Maks Vershtapen

Maks Vershtapen ka entuziazmuar tifozët holandezë të cilët e kanë parë të dominojë provat zyrtare të Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1.

Pas një starti të provave me probleme për shkak se po thahej pista e lagur nga shiu, kampioni i botës në fuqi bëri atë që di të bëjë më mirë, duke vendosur një kohë të paarritshme nga të gjithë të tjerët.

Holandezi i Red Bull regjistroi një kohë që ishte gjysmë sekonde më të shpejtë se ndjekësi më i afërt, Lando Norris me makinën MekLaren e cila e sheh përsëri veten konkurruese në këtë sezon.

Në vendin e tretë u rendit Xhorxh Rasëll me Mercedes, duke kaluar në vijën e dytë të nisjes Aleks Albon, i cili siguroi vendin e katërt me makinën e tij Uilliams.

Zhgënjimi i këtyre provave ishte Luis Hemilton, i cili u eliminua që në kualifikueset e dyta dhe do ta nisë garën e nesërme nga vendi i 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat