“Ferrari”, me pamje të re në Monza

Formula 1

“Ferrari”, me pamje të re në Monza

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:48
Makina Ferrari

Ferrari ka zbuluar një veshje ndryshe, të modifikuar, që do të zbukurojë makinën e Sharl Lëklerkut dhe Karlos Sainzit në Çmimin e Madh të Italisë në fundjavë në Monza, që është edhe gara e shtëpisë për skuadrën e famshme të Formulës 1.

Ndërkohë që e kuqja mbetet ngjyra mbizotëruese, përpara dhe në qendër, ajo do të shoqërohet nga disa penelat të verdha dhe të zeza, që reflektojnë suksesin e makinës “Ferrari’s 499P Hypercar”, që fitoi garën 24-orëshe të Lë Mansit më herët këtë vit.

Përveç veshjes së veçantë të makinave “SF-23”, edhe pilotët Lëklerk dhe Sainz do të veshin kostume të veçanta për gatën e fundjavës, me motivet e së kuqes, të verdhës dhe të zezës që mbizotërojnë, të paktën sipas asaj që skuadra italiane ka përcjellë nëpërmjet kanaleve të komunikimit në rrjetet sociale.

Kurse për dhjetëra mijërat e tifozëve të “Ferrari”-t, që do të ndërmarrin “pelegrinazhin” e përvitshëm drejt “Tempullit të Shpejtësisë”, siç njihet ndryshe cirkuiti i Monzës, do të kenë mundësi të bëjnë të tyret kapela dhe bluza të veçanta për këtë fundjavë.

Megjithatë, “Ferrari” i drejtohet Çmimit të Madh të Monzës në fundjavë, duke mbajtur vendin e 4-t të renditjes së konstruktorëve në Formula 1, me skuadrën italiane që kërkon fitoren e parë në këtë pistë të shpejtë që nga 2019-ta dhe atë që do të ishte podiumi i saj i 4-t këtë sezon.

Si provat zyrtare të shtunës, që nisin në ora 16:00 dhe do të vijnë drejtpërdrejt në RTSH Sport, ashtu edhe gara e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat