Prizreni, vend takimi i radhës për automobilistët

Formula 1

Prizreni, vend takimi i radhës për automobilistët

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 21:10
Foto Ilustrim

Festa e radhës automobilistike në Kampionatin e Kosovës është gara në disiplinën e auto sllallomit, e cila mbahet këtë të diel në Prizren.

Gara mbahet në rrugën “Transiti i Ri” dhe organizohet nga SHAM Prizreni D&G në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës, ndërsa është e vlefshme edhe për FIA CEZ.

Është kjo gara e tretë me radhë në këtë disiplinë, e cila po bëhet gjithnjë e më interesante dhe me rivalitet të madh.

Pas garës në Prishtina Mall, me vetura elektrike, garuesit tanë do t’u kthehen veturave personale dhe kategorive përkatëse.

Krahas konkurrencës së meshkujve, kjo disiplinë dallohet edhe me rivalitet e pjesëmarrje të femrave dhe kështu pritet të jetë edhe këtë të diel.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-10:00 dhe më pas vazhdohet me procedurat tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat