Shqipëria turistike në një nivel të ri, Formula 1 e garave botërore të ujit vjen në Pogradec

Formula 1

Shqipëria turistike në një nivel të ri, Formula 1 e garave botërore të ujit vjen në Pogradec

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur në rrjetet sociale.

Kryeministri shkruan se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 i garave botërore të ujit.

Rama shton se kjo është pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pa vitesh.

“Në korrik të vitit 2024, 43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri” shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat