Martinin nuk e “ndal” as moti i keq

Formula 1

Martinin nuk e “ndal” as moti i keq

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:40
Horge Martin

Horge Martin është shpallur fituesi i MotoGP në Japoni në cirkuitin Motegi, në një nga garat më të komplikuara të viteve të fundit, për shkak të reshjeve të shiut.

Pas flamurit të kuq u përpoqën të rinisnin, por nuk kishte mundësi pasi kushtet ishin gjithnjë e më të rrezikshme dhe më në fund Grand Prix i Japonisë u shpall i përfunduar me të gjithë që kalonin në xhiron e dymbëdhjetë.

Dhe aty Horge Martín ka kaluar i pari, me një avantazh 1″4 ndaj Peko Banjajasë dhe 2″ ndaj Mark Markez i cili po kthehej me shpejtësi në këto kushte në të cilat rrezikohej më pak.

Kjo ishte fitorja e tretë e vitit për Jorge Martin, gjithashtu dyfishi i tij i tretë i fitoreve në një GP pas Sachsenring dhe Misano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat