Tre herë kampion bote por Verstappen nuk e lejojnë të blejë këtë makinë

Formula 1

Tre herë kampion bote por Verstappen nuk e lejojnë të blejë këtë makinë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:41
Verstappen

Një episod i çuditshëm dhe mjaft kurioz i ka ndodhur fundjavën e kaluar pilotit holandez të Red Bull Racing, Max Verstappen. Edhe pse është shpallur 3 herë kampion bote në Formula 1, për të gjërat nuk janë të lehta në botën e makinave.

Verstappen e kuptoi këtë gjë kur bashkë me familjarët e miqtë e tij shkuan për pushime me jaht në Algarve të Portugalisë. Ai ka zbritur në breg dhe ka provuar të marrë një makinë Mercedes e më konkretisht modelin Mercedes AMD GT, por nuk ka mundur dot.

Arsyeja është disi qesharake. Përfaqësuesit e kompanisë Sixt ku ai shkoi për të blerë modelin, i thanë se nuk mund ta ketë apo pilotojë atë makinë për shkak të moshës. Për atë model makine, kompania e sigurimeve ka vënë një kriter moshe, e cila duhet të jetë të paktën 30 vjeç.

Ndërkohë që Verstappen është 26 vjeç, ndaj është larguar duarbosh nga kompania edhe pse paratë nuk i mungojnë (mbi 120 milionë euro). Disi e çuditshme kjo klauzolë e kompanisë së sigurimit, sidomos kur atë makinë donte ta blente një pilot që ka fituar garën e parë në Formula 1 në moshën 18-vjeçare.

Kompania Sixt sqaroi situatën: “Nuk kemi asnjë dyshim në kapacitetin e Max si pilot apo mbi përvojën e tij. Punonjësi ynë e ka sqaruar për klauzolën e sigurimit dhe ka respektuar rregullat. Pilotit iu dha një tjetër makinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat