“Michael Schumacher është vozitur me një Mercedes AMG për ta stimuluar trurin e tij”

Formula 1

“Michael Schumacher është vozitur me një Mercedes AMG për ta stimuluar trurin e tij”

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:30
Michael Schumacher

Detaje të jashtëzakonshme janë zbuluar sot rreth legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Mediumi gjerman “Bild” raporton se Schumi “është vozitur në një veturë Mercedes AMG për ta stimuluar trurin e tij”.

“Si pjesë e kujdesit dhe e rehabilitimit të tij, Schumacher është vozitur në një makinë Mercedes AMG.

Qëllim i kësaj ishte që t’i stimulohej truri me tinguj të njohur, pasi Schumacher i kishte kaluar mbi dy dekada duke garuar me makina, qoftë në Formula 1 apo në kategori të tjera përpara debutimit të tij profesional në vitin 1991 në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës”, shkruan mediumi gjerman.

Është zbuluar po ashtu se deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë janë pjesë e ekipit të tij të kujdesit për t’i ofruar kujdes sa më të mirë të mundshëm 24 orë në ditë.

Gruaja e Schumit, Corinna ka vendosur rregulla strikte se kush mund ta vizitojë legjendën e Formula 1 në shtëpinë e tyre të kujdesit.

Kjo listë i përfshin miqtë e ngushtë, Jean Todt, ish-drejtor i ekipit të Schumacherit në Ferrari, dhe Luca Badoer, një ish-pilot testues për skuteri gjatë viteve të lavdisë së gjermanit.

Nesër do të bëhen 10 vjet nga aksidenti i tmerrshëm që e kishte pësuar shtatë herë kampioni botëror i Formula 1 në alpet franceze dhe nga ajo kohë shumë pak dihet për gjendjen shëndetësore të gjermanit.

Ai kishte pësuar lëndim të rëndë në kokë pasi e kishte goditur një gur të madh, ndonëse mbante helmetë në kokë.

54 vjeçari ishte futur në koma artificiale dhe iu nënshtrua disa operacioneve, ndërsa nuk u pa më kurrë me sy që nga ai aksident.

Familja e tij e ka ruajtur privatësinë e rreptë, ndërsa ai kujdeset nga një ekip i stafit mjekësor dhe nga gruaja e tij, Corinna në shtëpinë e tyre pranë liqenit të Gjenevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat