Deklarata e bujshme për Michael Schumacherin

Formula 1

Deklarata e bujshme për Michael Schumacherin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:07
Michael Schumacher

“Më kanë thënë se Michael është në gjendje të ulet në tavolinë për të ngrënë drekën dhe darkën bashkë me familjarët e tij”.

Është kjo deklarata e bujshme dhënë sot nga ish-piloti anglez Johnny Herbert, dikur shok skuadra me Schumacher, në kohën e Benetton (vitet 1994-1995).

“Ndershmërisht nuk e di nëse është e vërtetë apo jo.

Nuk dua të jap shpresa të kota, pasi besoj se sot është në të njëjtën gjendje si atëherë kur bëri operacionet kirurgjikale, pasi u dëmtua duke bërë ski”, tha më tej Herbert, tashmë 59 vjeç.

Ai tha në një intervistë për mediat britanike se këto janë fjalë që i ka dëgjuar nga të tjerë: “Thjesht lexoj në media si gjithë të tjerët apo të mësoj ndonjë gjë nga thashethemet e ndryshme.

Nga familja e tij nuk arrij të mësoj shumë gjëra”.

“E kuptoj se kjo është një çështje që të dashurit e tij duan ta mbajnë të fshehtë. Për mendimin tim kjo ndodh për shkakun se nuk ka shumë mundësi që ai të përmirësohet.

Ajo që duhet të bëjmë është ta kujtojmë Schumacher siç e ekmi parë gjithnjë, të shpejtë në pistë dhe fitues garash”, tha Johnny Herbert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat