Verstappen: Kam 5 vjet që te Red Bull nuk më lejojnë të bëj këtë gjë

Formula 1

Verstappen: Kam 5 vjet që te Red Bull nuk më lejojnë të bëj këtë gjë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:55
Verstappen

Piloti holandez Max Verstappen, 3 herë kampion bote në Formula 1, në një intervistë për mediat ka rrëfyer se ai ka më shumë se 5 vjet që nuk praktikon sportin e skive. Kjo gjë i ëhstë ndaluar edhe me kontratë pilotit të talentuar, për të evituar që të dëmtohet dhe përfundojë si Michael Schumacher.

Verstappen do të detyrohet të mos vendosë këmbë mbi ski të paktën deri në vitin 2028, kur dhe përfundon kontrata aktuale me Red Bull Racing.

“Kam një klauzolë në kontratën aktuale me Red Bull që nuk me lejon të praktikoj sporte të rrezikshme apo ekstreme”, tha kampioni i botës.

“Një prej këtyre sporteve është ai i skive. Nuk arrij të bëj një garë me ski prej më shumë se 5 vitesh, pasi rreziku që të dëmtohem është shumë i lartë në këtë sport”, u shpreh 26-vjeçari, që arkëton 45 milionë euro në vit.

Një vendim shumë strikt ky i Red Bull, një markë që gjithnjë praktikon apo mbështet sportet ekstreme. Mjaft pilotë të tjerë të Formula 1 nuk e kanë të ndaluar të bëjnë gara me ski gjatë pushimeve dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat