Te Red Bull nuk flenë të qetë pasi dominuan një sezon

Formula 1

Te Red Bull nuk flenë të qetë pasi dominuan një sezon

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:26
Pamje nga një garë

Në Formula 1 askush nuk është plotësisht i sigurt se do të shpallet kampion edhe nëse vjen nga një sezon dominues. I këtij mendimi është James Allison, një nga drejtuesit e Mercedes, që beson se as Red Bull nuk mund të përballojë të pushojë një pushim të gjatë.

“Imagjinoj që edhe te Red Bull, pavarësisht një viti me paraqitje të shkëlqyera, nuk do të flenë të qetë, sepse askush nuk e di se çfarë do të bëjnë të tjerët.

Mendoj se duhet të jesh i çmendur që të kesh besim, sepse di vetëm njërën anë të ekuacionit, pra atë që ke bërë”, tha Allison.

“Ka pasur vite kur makina del në pistë për herë të parë dhe shoferi menjëherë ju thotë se është një makinë e shkëlqyer.

Edhe në këto raste nuk e besoni derisa të hyni në rrugën e duhur kundër makinave të tjera. Ky do të jetë një vit ndryshe për të gjithë”, u shpreh Allison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat