Hamilton: Mund të qëndroj një vit pushim

Formula 1

Hamilton: Mund të qëndroj një vit pushim

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:17
Hamilton

Tashmë 39 vjeç, piloti britanik Lewis Hamilton ka edhe dy vite kontratë me Mercedes. Çka do të thotë se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të jetë në pistë deri në moshën 41-vjeçare. Po më tej?

Vitin 2026 do të hyjnë në fuqi motorët e ri dhe kjo risi mban disi pezull të ardhmen e britanikut. “Nuk kam thënë kurrë se titulli i tetë do të ishte pika e mbërritjes për mua”, tha Hamilton.

“Nuk e ndjej domosdoshmërisht dëshirën për të qëndruar aktiv në Formula 1 për më gjatë, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund ta imagjinoj që të mos garoj më dhe të jem ende në një garazh diku”, tha Hamilton.

“Në fakt, ndoshta do të mendoja se mund të shtoja një sezon tjetër dhe të konkurroja përsëri.

Ndoshta do të ishte më mirë të bëja një pushim dhe të shikoja nëse dua të kthehem akoma”, ishte komenti i Hamilton për të ardhmen e tij.

Ndoshta britaniku dëshiron të bëjë si fernandoi Alonso, që u rikthye pasi u tërhoq nga garat.  Piloti “i madh” i fundit që u tërhoq nga skena ishte Sebastian Vettel në fund të vitit 2022. Edhe gjermani, nuk përjashtoi një rikthim.

“Rikthimi ndodhi me Fernando Alonso, Michael Schumacher dhe të tjerë, madje edhe nga sporte të ndryshme. Unë fola me dikë për këtë, më tha se diçka që kishe bërë gjithë jetën tënde humbi papritur. Prandaj është normale të mungosh”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat