Një tjetër vit pa fituar asnjë garë

Formula 1

Një tjetër vit pa fituar asnjë garë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:57
Pamje nga një garë

Mercedes e mbylli vitin 2023 në vendin e dytë në renditjen për konstruktorë. Një pozicion ky më i mirë se vendi i tretë i një viti më parë.

Gjithsesi, makina gjermane nuk arriti të fitojë asnjë nga 22 garat e zhvilluara vjet, një rezultat ky mjaft zhgënjyes për një makinë që dominoi për vite me radhë në Formula 1.

“Mercedes duhet të kthehet në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur, nuk ka dyshime për këtë. Nëse nuk do të ishte kështu, do të thoshte se ata nuk dinë më të ndërtojnë një makinë të aftë për të fituar”, tha Ralf Schumacher, ish-piloti gjerman.

“Nëse nuk fitojnë edhe këtë sezon, kjo do të ishte fatale për një markë si Mercedes dhe për sukseset e saj në vitet e fundit. Do të ishte shumë e rëndësishme që F1 të kishte një Mercedes të fortë përpara, por Red Bull dhe Verstappen do të vazhdojnë të dominojnë”, u shpreh më tej Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat