​Mercedes nis kërkimet për pasuesin e Hamiltonit

Formula 1

​Mercedes nis kërkimet për pasuesin e Hamiltonit

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 11:25
Lews Hamiltonit

Menjëherë pas lajmi shokues, Mercedes raportohet se do të fillojë të kërkojë një pasardhës të Lewis Hamiltonit, i cili do të largohet në vitin 2025. A do të ketë një shkëmbim me Ferrarin apo është një rikthim spektakolar në horizont?

Lëvizja befasuese nga Leëis Hamilton te Ferrari çliron një nga kabinat më të lakmuara në Formula 1 për vitin 2025.

Kur kërkon një pasardhës të përshtatshëm për superyllin, Mercedes këtë herë ka të paktën më shumë kohë përpara sesa pas dorëheqjes së papritur të kampionit botëror të Formula 1, Nico Rosberg në dhjetor 2016, përcjellë KosovaPress.

“Ne e pranojmë vendimin e Leëis për të marrë një sfidë të re dhe në të njëjtën kohë kemi mundësi të mira për të ardhmen”, tha shefi i ekipit të Mercedes, Toto Wolff. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat