Wolff mesazh Hamilton: Nuk besoj se do të spiunojë te Ferrari sekretet e Mercedes

Formula 1

Wolff mesazh Hamilton: Nuk besoj se do të spiunojë te Ferrari sekretet e Mercedes

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 13:24
Wolff e Hamilton

Lewis Hamilton do të garojë me rivalët e Ferrari në vitin 2025, ndërkohë që ky do të jetë viti i tij i fundit me Mercedes në Formula 1. Britaniku, 7 herë kampion bote, do të sjelle te Ferrari përvojën dhe mentalitetin e një “numri një”, ashtu siç bëri Michael Schumacher në 1996.

Ish-piloti gjerman kishte më shumë kohë për të formuar ekipin se sa do të ketë Hamilton dhe, për më tepër, kishte një Eddie Irvine si shok skuadre. Ndërsa për Lewis Hamilton, një shok skuadre si Charles Leclerc, të paktën në pistë, do të jetë një shok skuadre shumë i ndryshëm, por jo domosdoshmërisht një pengesë.

Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh: “Hamilton mund të sjellë në Ferrari ato sekrete dhe informacione që lejuan Mercedes të triumfojë në epokën turbo-hibride përpara se të rrëzohej nga Red Bull. Por nuk jam i shqetësuar për këtë. Ne kemi inxhinierë që na lënë për të shkuar në ekipe të tjera edhe më parë”.

“Nuk kam asnjë dyshim për integritetin e Lewis për sa i përket ndarjes së informacionit dhe, në këtë drejtim, thjesht dua të sigurohem që ky do të jetë një sezon me rezultate të shkëlqyera si për pilotët ashtu edhe për Mercedes. Ne të gjithë do të japim gjithçka për ta arritur këtë”, tha Wolff për mediat.

“Për sa i përket zhvillimit të ardhshëm të makinave, kjo është diçka që duhet ta shohim. Rregulloret do të mbeten praktikisht të pandryshuara në 2024. Sa i përket vitit 2025, ne do të vlerësojmë më vonë gjatë sezonit se çfarë do të thotë kjo për sa i përket informacionit teknik”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat