Test i dobët për McLaren

Formula 1

Test i dobët për McLaren

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:58
Fernando Alonso dhe McLaren

Fernando Alonso dhe McLaren kishin një fillim të keq për testimet e para të sezonit të ri në Formula 1.

Spanjolli doli jashtë piste pasi rrota e makinës së tij qëndroi vetëm gjashtë xhiro.

Kohë të mirë në këto testime që u mbajtën në Barcelonë, kishte ngasësi i Mercedes, Valtteri Bottas,  ai i Ferrarit Kimi Raikkonen dhe Red Bull, Daniel Ricciardo.

Kujtojmë se sezoni i ri i Formula 1 fillon më 25 mars dhe gara e parë zhvillohet në Australi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat