Nika nga Flamurtari në Prishtinë

Futboll

Nika nga Flamurtari në Prishtinë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:32
Nika nga Flamurtari në Prishtinë

Portieri Ardit Nika nga Flamurtari në Prishtinë!

Portieri 191 cm i gjatë, Ardit Nika, më 12 janar mbush 23, rikthehet në Prishtinë pas dy vitesh qëndrim si portier i parë i Flamurtarit në skuadrën e Prishtinës në të cilën kishte arritur deri te portieri i dytë i skuadrës duke qenë kampion me U19 në edicionin 2016/17.

“Besoj shumë se jam duke bërë zgjidhjen e duhur me rikthimin tim tek Prishtina. Besoj se mund t’i arrijë ambiciet të cilat i kam, që do të thotë se pretendoj që mos të lëviz nga skuadra.

Kam besim të plotë se me angazhim maksimal do t’ia arrijë të jem portier i parë i skuadrës. Jam i ri, koha është në favorin tim, jam në klubin e duhur, në klubin më të madh në vend dhe me mbetët të punoj shumë dhe të dëshmoj cilësitë që kam”, tha Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat