Anglezi po përjeton një sezon magjik

Futboll

Anglezi po përjeton një sezon magjik

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:32
Anglezi po përjeton një sezon magjik

Jamie Vardy është drejt fundit të karrierës së tij, pasi numëron plot 34 vite mbi supet e tij dhe gjithçka bëhet më e vështirë për të.

Kështu, Leicester ka nisur kërkimet për një sulmues me peshë dhe në krye të listës ka vendosur Ivan Toney.

Anglezi po përjeton një sezon magjik me Brentford në Championship, teksa ka shënuar 24 gola në 30 ndeshje të luajtura, duke qenë një ndër lojtarët më të spikatur në kategorinë e dytë angleze.

Për të bindur Brentford, Leicester ka bërë gati 30 milionë euro, një shifër që në rast se Brentford ngjitet në Permier League mund të mos jetë e mjaftueshme. Toney është 24 vjeç dhe është pjesë e “Bletëve” prej një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat