Icardi jashtë planeve të PSG-së

Futboll

Icardi jashtë planeve të PSG-së

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:38
Icardi jashtë planeve të PSG-së

Mauro Icardi ka nostalgji për Serinë A italiane. E ardhmja e tij duket e shkruar tashmë me Mauriton që me shumë mundësi do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

Gazeta më e madhe sportive në Francë L’Equipe shkruan me siguri të plotë se për Icardin nuk ka më vend te kampionët e Francës.

Opsionet më të mundshme për ish-sulmuesin e Interit janë Juventusi dhe Roma në Serie A, por Parisi mund ta vendosë ta shesë edhe në Premier League sepse nëse Icardi rikthehet në Itali në harkun e 2 viteve parizienët janë të detyruar të derdhin në arkat e Interit edhe 15 milionë euro të tjera për shkak të një klauzole që ekziston në kontratën e nënshkruar mes palëve.

Përfaqësuesit e Icardit kanë nisur nga puna për t’i gjetur një destinacion të ri sulmuesit, ndërkohë që nëse transferohet te Juvja mund të kemi edhe një shkëmbim me Paulo Dybalan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat