​Marotta uron Conten, shpreson që ai të vazhdojë të ardhmen me Interin

Futboll

​Marotta uron Conten, shpreson që ai të vazhdojë të ardhmen me Interin

Më: 3 maj 2021 Në ora: 13:23
​Marotta uron Conten, shpreson që ai të vazhdojë të ardhmen me Interin

Shefi ekzekutiv i Interit Giuseppe Marotta është duke shpresuar që Antonio Conte do të qëndrojë në “San Siro”, pas udhëheqjes së “Nerazzurëve”, drejt titullit të parë të Serie A pas 11 vitesh.

E ardhmja e Contes mbetet e paqartë, ku edhe situata brenda klubit është e tensionuar, për shkak të problemeve financiare që ka shkaktuar pandemia Covid-19, ku edhe po raportohet se pronarët “Suning Holdings Group”, janë duke e konsideruar shitjen e klubit, përcjell KosovaPress.

Por Marotta, i cili kishte punuar me Conten gjatë kohës tek Juventusi, tregoi që trajneri italian mund të vazhdojë të ardhmen e tij me Interin.

“Fokusi i Contes, si dhe i joni, është që ta shijojmë momentin. Interit i është nevojitur një gëzim si ky, ky është momenti që t’i shijojmë gjërat të cilat i kemi arritur deri tani. Dhe sigurisht që gjëja e radhës më e mirë është që të fillojmë bisedimet, të gjitha klubet i bëjnë këto gjëra në fund të sezonit”, tha Marotta.

“Është momenti kur do të fillojë edhe sezoni i ri, dhe me një situatë jo të mirë që ka shkaktuar pandemia Covid-19, në të cilën problemet financiare vazhdojnë të rriten, vendime të kujdesshme duhet të merren. Kjo gjë nënkupton që duhet punë në shumë aspekte brenda klubit. Conte ndjehet mirë tek Interi dhe unë shpresoj që ai do të vazhdoj me ne”, shtoi Marotta.

Këtë sezon, Conte e fitoi titullin e katërt të Serie A, ku vetëm pesë trajnerë në histori të kësaj lige kanë arritur ta bëjnë këtë gjë.

Po ashtu, ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, është trajneri i dytë në histori të Serie A që fiton titullin e “Scudettos” me Juventusi dhe me Interin, kështu duke iu bashkuar Giovanni Trapattonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat