Bayerni prezanton fanellat e reja!
Klubi më i trofeshëm gjerman, Bayern Munich, ka prezantuar sot fanellat e reja për sezonin 2021/22.
Përmes faqes zyrtare, klubi gjerman ka zbuluar fanellat që futbollistët do t’i bartin veshur në sezonin e ardhshëm.
Fanellat e prezantuara sot janë fanellat që futbollistët e Bayernit do t’i bartin veshur në ndeshjet si mysafirë.
Për këto fanella është përkujdesur kompania e njohur, “Adidas”.