Loshaj: Krenar që luaj për kombëtaren

Futboll

Loshaj: Krenar që luaj për kombëtaren

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:41
Loshaj: Krenar që luaj për kombëtaren

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar në Antalia të Turqisë për ndeshjet ndaj Guinesë dhe Gambisë.

Ndeshja e djeshme e zhvilluar ndaj Guineas nuk ishte më e mira e mundshme, pasi lojtarët e grumbulluar nga Challandes humbën me rezultatin 1:2.

Në këtë grumbullim janë kryesisht lojtarë të Superligës dhe disa lojtarë që luajnë jashtë, por që nuk kanë pasur shumë minutazh tek kombëtarja jonë.

Florian Loshaj, mesfushori 22 vjeçar i cili aktivizohet tek Cracoiva në Poloni është ndër lojtarët e ftuar në këtë grumbullim.

Loshaj thotë se është krenar që po e përfaqëson kombëtaren e Kosovës, ndërsa shtoi se lojtarët e Superligës që janë ftuar kanë cilësi.

“Ndihem gjithmonë krenar me përfaqësu Kosovën. Atmosfera është e mirë. Janë djemë të mirë. Disa lojtarë i njoh, i kam pa duke luajtur dhe e di se kanë shumë cilësi”, tha fillimisht Florian Loshaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai për ndeshjen me Guinenë potencoi se kanë treguar disa momente të mira, kurse për sfidën me Gambinë shpreson të fitojnë.

“Edhe pse kemi pas pak kohë të integrohemi besoj se kemi tregu disa momente se kemi ekip me cilësi dhe kualitete”, vazhdoi ai.

“I kemi dy kundërshtarë të mirë. Lojën e parë për fat të keq e humbëm. Shpresojë se do tregojmë lojë të mirë në ndeshjën e radhës dhe kryesisht shpresoj se fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat