Italia pretendon fitore në hapje

Futboll

Italia pretendon fitore në hapje

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 18:12
Italia pretendon fitore në hapje

Turqi - Itali do të jetë sfida hapëse e Kampionatit Evropian që nis sot nga ora 21:00 në “Olimpico” të Romës. Të dy këto ekip bëjnë pjesë në grupin A, aty ku janë edhe Uellsi dhe Zvicra që e luajnë nesër ndeshjen e tyre.

Italianët e udhëhequr nga Roberto Mancini po kalojnë nëpër një formë fantastike tash e tri vite. Prej 10 shtatorit të vitit 2018, “Azzurët” nuk dinë për humbje duke i shënuar 22 fitore dhe pesë barazime në proces, përfshirë ndeshjet garuese dhe miqësore.

Në tetë ndeshjet e fundit, Italia ka shënuar fitore në të gjitha, madje duke qenë bindës në të gjitha.

Në këto tetë ndeshje, ata nuk kanë pranuar asnjë gol, teksa kanë shënuar 25 gola, që i bie mbi tre gola për ndeshje.

Humbja e fundit e Italisë ishte më 10 shtator të vitit 2018 në UEFA Nations League me rezultat minimal 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat