Trajneri i Danimarkës: Ne jemi përgatitur mirë dhe ndihemi plotësisht të gatshëm

Futboll

Trajneri i Danimarkës: Ne jemi përgatitur mirë dhe ndihemi plotësisht të gatshëm

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:27
Kasper Hjumland

Uellsi do të përballet sot me Danimarkën në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00.

Para ndeshjes për media ka folur trajneri i Danimarkës, Kasper Hjumland.

Ai tha se Danimarka është përgaditur mirë dhe janë të gatshëm për të gjithë skenarët e mundshëm.

“Ne jemi përgatitur mirë dhe ndihemi plotësisht të gatshëm për të gjithë skenarët. Në përgjithësi, ne jemi të përgatitur mirë dhe e presim me padurim ndeshjen”, tha Hjumland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat