​Rikthehet Euro 2020; Uellsi-Danimarka, formacionet zyrtare

Futboll

​Rikthehet Euro 2020; Uellsi-Danimarka, formacionet zyrtare

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:52
Foto

Uellsi dhe Danimarka do të zbarkojnë pas pak në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, për ta zhvilluar ndeshjen hapëse të fazës eliminatore të këtij Kampionati Evropian.

Në këtë Euro 2020, Uellsi e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë të Grupit A, ku në po të njëjtën pozitë përfundoi edhe Danimarka në Grupin B.

Tanimë, të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet me të cilat do të fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtaret i gjeni më poshtë.

Uellsi (4-2-3-1): Ward; Roberts, Mepham, Rodon, Davies; Allen, Morrell; James, Ramsey, Bale; Moore

Danimarka (3-4-3):Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite

Faza eliminatore

18:00 Uellsi – Danimarka (Stadiumi Johan Cruijff Arena-Amsterdam)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat