Arsenali prezanton fanellat e reja

Futboll

Arsenali prezanton fanellat e reja

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:35
Arsenali prezanton fanellat e reja

Klubi i Arsenalit ka prezantuar sot (e premte) fanellat për edicionin e ri të garave 2021/22.

“Topçinjët” kanë prezantuar fanellat që do t’i bartin veshur në ndeshjet si vendas.

Si gjithmonë, në këto fanella dominon ngjyra e kuqe dhe ajo e bardhë. Fanellat e njëjta janë lansuar edhe te skuadra e femrave dhe tek të rinjët e klubit londinez.

Arsenali ka bërë të ditur se këto fanella për herë të parë do t’i bartin veshur nesër (e shtunë) në ndeshjen miqësore me Rangers.

Fanellat janë të dizajnuara nga kompania e njohur “Adidas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat