Frikësohet Napoli

Futboll

Frikësohet Napoli

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:58
Frikësohet Napoli

Thashethemet e merkatos po kërcejnë nga Spanja.

Ato ngërthejnë edhe Napolin. Gazeta “AS”, në fakt flet për një interes të mundshëm të Manchester United për anësorin anglez të Atletico Madrid, Kieran Trippier.

Trajneri Diego Simeone nuk do të donte ta privonte veten nga një lojtar i tillë, që nuk është në shitje, por në rast se “Djajtë e Kuq” bëjnë ofertë të parezistueshme, atëherë “Colchoneros” kanë identifikuar zëvendësuesin e mundshëm të anglezit.

Ai është një kampion Europe, Giovanni Di Lorenzo, pjesë e Napolit. Si alternativë e italianit është piketuar Nelson Semedo, lojtar i Wolverhampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat