Ish futbollisti: Mposhta kokainën, tani do të…

Futboll

Ish futbollisti: Mposhta kokainën, tani do të…

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:09
Ish futbollisti: Mposhta kokainën, tani do të…

Më 12 janar do të mbushë plot 12 vite nga skualifikimi i tij për doping, Franpesko Flaki u kap pozitiv me kokainë në kohën kur u aktivizonte me skuadrën e Breshias pas ndeshjes ndaj Modenës. Flaki është intervistuar nga e përditshmja italiane “La Repubblica”, duke deklaruar se e ka mposhtur kokainën dhe se do të luajë futboll në moshën 46-vjeçare me Signan, një skuadër e nivelit amator:

“Bota u shemb mbi mua. Nuk kërkoj të gjej justifikime dhe nuk do të kërkoj asnjëherë. U deshën 5 vite që të rigjeja veten.

Pas skualifikimit nuk dëshiroja të dëgjoja asgjë prej futbollit. Hapa një dyqan ‘Fast-Food’-i, dhe kam provuar që të improvizoj një jetë tjetër, shkruan panoramasport.

Kështu që pas pesë vitesh ngadalë-ngadalë iu afrova sërish topit të futbollit. Nuk qëndroj dot 90 minuta në fushë gjithashtu edhe sprintin që kam patur dikur, por mungojnë ende dhe 5 muaj për të zbritur në fushë dhe mendoj se do të arrij të fitoj formën e duhur. Dje kam filluar përgatitjet e stërvitjes dhe ndihesha tepër i emocionuar.

Është një sfidë me vetveten, një ringritje personale. Presidenti i Signas më provokonte, dhe më thonte që sipas tij nuk do të mundja dot të luaja. Kam bërë shumë idiotësira në jetën time, sot jam një person tjetër, kam ndyshuar.”, përfundoi Flaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat