U vra nga grekët pasi festoi triumfin e Kombëtares së Shqipërisë

Futboll

U vra nga grekët pasi festoi triumfin e Kombëtares së Shqipërisë

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:37
U vra nga grekët pasi festoi triumfin e Kombëtares së Shqipërisë

Pas asaj fitoreje historike të Shqipërisë ndaj Greqisë, 17 vite më parë, ekzaktësisht më 4 shtator 2004 me rezultatin 2:1 duke mposhtur kampionët e Europës të asaj kohe në stadiumin “Qemal Stafa”, falë golave të Muratit dhe Aliajt.

Gjatë festimeve në Greqi mbeti i vrarë, një djalosh 20-vjeçar i quajtur, Gramoz Palushi.

Ai ishte duke festuar së bashku me miqtë e tij emigrantë në ishullin e famshëm, Zakinthos, ku u sulmua për vdekje nga grekët e irrituar.

Një ngjarje e dhimbshme, e cila ka bërë bujë atë kohë dhe ka trazuar marrëdhëniet mes shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat