UEFA i ndalon, tifozët hungarezë shfaqen

Futboll

UEFA i ndalon, tifozët hungarezë shfaqen

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 21:17
UEFA i ndalon, tifozët hungarezë shfaqen

Situata me COVID-19 në të gjithë botën ka shtyrë FIFA-n dhe UEFA-në që të vendosin që edhe në muajin shtator, të ndalohej prania e tifozëve të ekipeve udhëtuese në ndeshjet ndërkombëtare si kualifikueset e Botërorit.

Palët ishin dakord që në një situatë të tillë, ku disa vende bllokonin udhëtimin e shtetasve të vendeve të tjera, ishte më e arsyeshme që të gjithë të ishin të barabartë. Ndaj në stadiume nuk janë lejuar tifozë udhëtues dhe nuk ka pasur bileta në shitje për të tillë në asnjë prej sfidave të shtatorit.

Por kjo nuk ka ndaluar tifozë shqiptarë të jenë të pranishëm në stadiumin në Varshave për ndeshjen ndaj Polonisë e me sa duket as të Hungarisë të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena”.

Në tribuna të ndryshme janë shfaqur flamuj të Polonisë dhe tifozë të kësaj përfaqësuese, të cilët kishin siguruar biletat për të ndjekur ndeshjen dhe kanë bërë tifo sot për skuadrën e tyre në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat