U operua për tumor, Ronaldo: Rroftë Mbreti!

Futboll

U operua për tumor, Ronaldo: Rroftë Mbreti!

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 12:46
U operua për tumor, Ronaldo: Rroftë Mbreti!

Ishte koha për të komunikuar, përmes profileve të tij në rrjetet sociale, ku zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni në zorrën e trashë për të hequr një tumor. Pele mori menjëherë një mbështetje të jashtëzakonshme dashurie me këtë rast.

Postimet në Facebook dhe Instagram të legjendës braziliane të futbollit, tani 80 vjeç, janë komentuar nga miliona njerëz.

Mbi të gjitha nga tifozët, por edhe nga disa protagonistë të botës së sportit, shkruan tesleporti.

“Rroftë Mbreti”, shkroi “Fenomeni”, Ronaldo. Rodrygo i Real Madridit i bëri po ashtu jehonë: “Forca Mbret! Familja ime dhe unë po lutemi për jetën tuaj”. “Ne jemi të gjithë me ty, Mbret, – lexojmë në profilin në Instagram të Santos, ish-ekipit të Peles.

Do të jetë një fitore tjetër në jetën tuaj. Ju urojmë shërim të shpejtë”. Llogaria zyrtare e Kupës së Botës FIFA i kushtoi një zemër të verdhë dhe të gjelbër brazilianit, të shoqëruar nga dy duar të bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat