Vijon të polemizojë

Futboll

Vijon të polemizojë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 17:41
Vijon të polemizojë

Pavarësisht golave në karrierë, debati mbi Ciro Immobile vijon të jetë i ndezur. Sulmuesi bën gjëra të çmendura me Lacion, por vuan të përsëritet kur vesh fanellën e Italisë. Kjo ka shtyrë Mançinin të mendojë për një ndryshim ndaj Lituanisë sot kur në fushë mund të zbresë si titullar njëri mes Kenit dhe Raspadorit.

Pavarësisht se grupi e mbështet sulmuesin e Lacios, ka nga ata që nuk e kursejnë aspak. Një nga zërat më të fortë në këtë sens është ai i Antonio Casanos që vijon të polemizojë.

Në lidhje direkte nga “Bobo TV”, ish-fantazisti i Romës dhe Realit ka deklaruar: “E kam thënë se Imobile nuk di të luajë futboll dhe do të vazhdoj ta them. Nuk luan mirë dhe nuk di të vihet në shërbim të skuadrës.

Kur ia jep një pasim Zhirusë, ai e mban topin dhe mundohet ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë. Imobile nuk e bën dot diçka të tillë dhe di vetëm të sulmojë hapësirën”. Mançini po mendon ndryshme siç thamë, por të njëjtën gjë e nuhat edhe talenti nga Bari:

“Në planet e trajnerit është një sulmues që di të pozicionohet mirë. Sipas meje, po mendon të ndryshojë diçka. Jam dakord që disa lojtarë meritojnë respekt, por vjen një moment që duhet vendosur për ta ulur në stol e për t’i dhënë shansin dikujt tjetër.

Imobile ka shumë vështirësi kur luan për Italinë dhe kam vënë re që edhe me Belotin ndodh e njëjta gjë. Për të mos thënë që është edhe më keq. Nuk e di çfarë zgjidhjesh mund të gjenden, megjithatë është e qartë që nevojitet dikush atje përpara që të dijë ta çojë topin në rrjetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat