Lojtari ka dalë pozitiv me doping

Futboll

Lojtari ka dalë pozitiv me doping

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:28
Lojtari ka dalë pozitiv me doping

Një lojtar i kombëtares së Kazakistanit, i cili shënoi dy gola në kualifikuesen e Botërorit javën e shkuar, ka dalë pozitiv me doping.

Mbrojtësi Ruslan Valiulin doli pozitiv ndaj substancave të ndaluara në gjak pas ndeshjes së skuadrës së tij, Tobol Kostanai në Ligën e Konferencës më 12 gusht, por klubi njoftoi se përgjigjja e testit erdhi vetëm në datën 2 shtator.

Deri atëherë, Valiulini ishte grumbulluar me kombëtaren dhe kishte shënuar të dy golat kundër Ukrainës 2-2 një ditë më herët. Federata kazake njoftoi se lojtari i tyre rezultoi pozitiv si pasojë e disa vitaminave që kishte marrë.

Ata nuk rrezikojnë ta humbasin ndeshjen në tavolinë sepse rregullorja thotë se një rast pozitiv në skuadër nuk mjafton për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat