Dallku thotë se Dukagjini mund t’i merrte pikët e plota ndaj Gjilanit

Futboll

Dallku thotë se Dukagjini mund t’i merrte pikët e plota ndaj Gjilanit

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 17:46
Dallku thotë se Dukagjini mund t’i merrte pikët e plota ndaj Gjilanit

Gjilani dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.

Takimi i zhvilluar në Gjilan përfundoi pa gola, por rastet nuk munguan për asnjërën palë, shkruan Gazeta Olle. Kryetrajneri i Dukagjinit, Amend Dallku është shprehur i kënaqur me futbollistët e tij, por thekson se arbitrat duhet të kenë më shumë kujdes.

“Në bazë të asaj që u kriju brenda lojës, mund të merrnim edhe tre pikë, jam i kënaqur me lojtarët dhe luftën brenda fushës”, tha fillimisht Dallku për Art Sport.

“I kanë kryer detyrat ashtu siç jemi marrë vesh, por po behemi pak nervoz, ndaj Ballkanit një lojtar i yni u ndëshkua me të kuq, edhe sot poashtu është bërë një karton i kuq. Për mendimin tim nuk ishte as faul, as karton i kuq. Arbitrat duhet të kenë kujdes, duhet të pajtohemi, nuk po ankohemi, vetëm të kenë kujdes pak më tepër”, përfundoi Dallku.

Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat