Tielemans vazhdon të shkëlqejë

Futboll

Tielemans vazhdon të shkëlqejë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 11:42
Tielemans vijon të shkëlqejë

Mesfushori belg Youri Tielemans vijon të shkëlqejë me fanellën e Leicester në Premier League dhe me performancën e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane si Real Madrid, Barcelona, Liverpool e Manchester United.

Futbollisti 24-vjeçar sapo ka nisur sezonin e tij të tretë me “dhelprat”, ndërsa në një intervistë për mediat britanike zbuloi se po ndjek me interes jo vetëm ofertat në drejtim të tij, por edhe mundësinë e rinovimit me klubin anglez.

“Më vjen mirë kur dëgjoj që klube të mëdha europiane kanë shfaqur interes për mua, pasi kjo më motivon të punoj edhe më shumë që të përmirësohem. Merkatoja është e mbyllur, por natyrisht që përveç ofertave të tjera, po marr në konsideratë edhe rinovimin me Leicester, pasi këtu ndihem vërtetë mirë”, deklaroi belgu.

Klubi anglez pagoi 35 milionë në arkat e Monacos për të blerë kartonin e Tielemans dy vite më parë, ndërsa palët kanë kontratë deri më 2023-shin dhe “dhelprat” synojnë të arkëtojnë të paktën 60 milionë paundë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat