Seminar me trajnerët

Futboll

Seminar me trajnerët

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 12:27
Seminar me trajnerët

Departamenti Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të premte një seminar teknik me trajnerët dhe drejtuesit e Zyrave Rajonale. Në këtë seminar ishin, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të stafit teknik të Kombëtares, u diskutua për mënyrën se si do të funksionojë programi i punës për edicionin e ri.

Qëllimi kryesor është që përfaqësueset rajonale të thithin gjithnjë e më shumë futbollistë të rinj për të rritur masivizimin e futbollit, duke rritur njëkohësisht edhe cilësinë e metodave të punës të Zyrave Rajonale.

Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese u shpjegoi të pranishmëve për risitë që do të bëhen në aspektin teknik në ekipet përfaqësuese rajonale, që të përmirësohen gjithmonë e më shumë skemat dhe trajnimet sipas logjikës së ekipeve Kombëtare, duke futur teknika të reja bashkëkohore për të përmirësuar cilësinë e futbollistëve.

Duke qenë se futbolli është gjithnjë në zhvillim dhe vazhdimisht përdoren teknika të reja stërvitore dhe përgatitjeve, gjatë këtij seminari trajnerët dhe drejtuesit e zyrave rajonale u njohën me metodikën e punës dhe ku duhet të fokusohen më shumë gjatë seancave stërvitore me fëmijët.

Ndër të tjera, Camolese theksoi se duhet të punohet me kujdes me talentet që kanë perspektivë për të luajtur me ekipet kombëtare në të ardhmen.

Integrimi i përgatitësit atletik dhe programeve mësimore të përgatitje fizike është një aspekt shumë i rëndësishëm për të arritur nivelin maksimal si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik dhe përfshirjen e më shumë fëmijëve në ekipet përfaqësuese rajonale, duke pasur një bazë më të gjerë futbollistësh të moshës 12-14 vjeç.

Trajneri i përgatitjes atletike të Kombëtares, Luigi Febbrari së bashku edhe me përfaqësuesin e Sektorit të Përgatitjes Fizike në FSHF, Iris Selimi u shpjeguan trajnerëve për mënyrën se si duhet punuar me fëmijët në aspektin fizik duke u përafruar edhe metodat më të reja që punohet edhe në ekipet kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat