Irriton sheikët!

Futboll

Irriton sheikët!

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 13:25
Irriton sheikët!

Intervista e pa autorizuar e Kylian Mbappe, e dhënë për RMC Sport dhe për L’Equipe, në të cilën rrëfeu se i kishte kërkuar klubit që të shitej te Reali I Madridit gjatë merkatos së verës, ka irrituar së tepërmi drejtuesit më të lartë të Paris Saint-Germain.

Sheikët në fakt, kanë mbetur të shokuar nga deklaratat si dhe nga momenti në të cilin janë dhënë, dhe kanë frikë se fjalët e sulmuesit mund të kenë pasoja në dhomat e zhveshjes për sa i përket atmosferës në skuadër. Të irrituar janë dhe tifozët, që janë gati ta vërshëllejnë Mbappe në sfidat në shtëpi. Parashikohen javë të vështira për sulmuesin francez, që për momentin është i grumbulluar me kombëtaren, por që pritet të jetë nën presion sapo të kthehet në skuadër.

Gjithçka për shkak të intervistave të fundit, në të cilat dhe versionin e tij për telenovelën e gjatë të verës që nuk u mbyll me transferimin te Reali, por që ndërkohë nuk solli as rinovimin e tij me klubin aktual.

Në këtë mënyrë që nga 1 janari I ardhshëm, Mbappe do të jetë i lirë për të arritur një akord me Los Blancos, gjithmonë nëse nuk ndodh ndonjë e papritur tjetër. Sheikët, që në fund të gushtit refuzuan 200 milionë eurot e ofruara nga Florentino Perez , kanë më pak se 3 muaj kohë për ta bindur futbollistin që të zgjasë kontratën e cila skadon në vitin 2022, një mission i vështirë ky me Mbappe që duket se është i vendosur për të kaluar në La Liga.

Reali i Madridit ndërkohë vazhdon presingun konstant, diçka që raportohet nga mediat kryesore sportive në Europë , dhe që ka irrituar jo pak edhe drejtuesit e klubit, e sidomos drejtorin sportiv Leonardo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat