Ancelotti nuk i frikësohet Barcelonës

Futboll

Ancelotti nuk i frikësohet Barcelonës

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 11:39
Ancelotti nuk i frikësohet Barcelonës

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen të dielën në ora 16:15 në sfidën e parë “El Clasico” të këtij sezoni. Para kësaj përballje ka folur trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, që e ka cilësuar këtë ndeshje si një ndër më të vështirët të këtij sezoni.

“Ne do të luajmë me formacionin 4-3-3 ndaj Barcelonës, nuk do të ketë eksperimente pasi luajmë kundër një ekipe që ka shumë kualitet, do të jetë ndeshje e vështirë. Kur përballen këto dy ekipe është gjithmonë ndeshje e veçantë, kjo përballje është e rëndësishme për fansat, nuk është si ndeshjet tjera, më pëlqen të përgatitet për të me qetësinë dhe fokusin maksimal. Më ka bërë përshtypje përkushtimi i futbollistëve

. E shoh çdo ditë në stërvitje. Skuadra është e fokusuar. Ne nuk kemi pasur momente fantastike, por lojtarët janë të motivuar dhe tregojnë fokus të madh për të stërvitur çdo ditë.

Ne jemi mirë dhe lojtarët janë rikthyer në formë të mirë pas ndeshjes kundër Shakhtarit. Mendoj se Karvahal dhe Hazard do të kthehen.

Kemi kohë për t’u përgatitur si fizikisht ashtu edhe taktikisht. Lojtarët e dinë se çfarë do të thotë të luash në El Classico”, përfundoi Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat