Italiani do të kërkojë suksesin

Futboll

Italiani do të kërkojë suksesin

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:02
Italiani do të kërkojë suksesin

Pas debutimit në stolin e Tottenham në ndeshjen e Conference League ndaj Vitesse, Antonio Conte bëhet gati edhe për debutimin me Spurs në Premier League.

Italiani do të kërkojë suksesin, teksa si kundërshtarë përballë ka Rafa Benitez, me spanjollin që drejton Evertonit.

Në konferencë për shtyp, Conte theksoi se ekipi i tij ka nevojë për kohë dhe se lojtarët mund të ndihen disi të lodhur nga ndeshja e së enjtes.

“Kemi luajtur të enjten në mbrëmje, ndërsa të premtem pamë një video me gjërat pozitive dhe negative të takimit ndaj Vitesse. E di që lojtarët mund të jenë pak të lodhur pas ndeshjes, por kur nuk ka ndeshje duhet të shfrytëzosh çdo sekondë të ditës.

Më e rëndësishmja është të kesh dëshirën për të punuar, entuziazmin dhe për këtë duhet pak kohë. Klubi ka një vizion të shkëlqyer teksa ka ndërtuar stadiumin dhe një fushë starvitore me të vërtetë fantastike. Tani ne duhet të ndërtojmë diçka të rëndësishme në fushë, por duhet kohë”, përfundoi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat