Mazrekaj - Guindo sjellin suksesin e radhës

Futboll

Mazrekaj - Guindo sjellin suksesin e radhës

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:45
Mazrekaj-Guindo sjellin suksesin e radhës

Ulja e Mirel Josës në stol ka ndryshuar për mirë Laçin. Bardhezinjtë fituan 1-0 ndaj Teutës falë golit të Mentor Mazrekajt në minutën e 42’.

Fitorja e tretë radhazi në Abissnet Superiore për ekipin kurbinas, që janë ngjitur në vendin e katërt.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e dytë. Driblime të bukura të Regi Lushkjes, i cili dhuron asist për Saliou Guindo, por pozicioni i sulmuesit afrikan është i parregullt.

Deliu dhe Ademi patën shanset e tyre, teksa Mentor Mazrekaj zhbllokoi sfidën tre minuta përpara fundit të fraksionit të parë të takimit. Goditja e dënimit nuk u devijua nga askush dhe vendasit në festë.

Teuta tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por nuk u shfaq si ekipi kampion në fuqi. Laçi vijoi të sulmojë, Guindo, Lushkja dhe Mazrekaj u shfaqën të rrezikshëm me daljet e tyre.

Teuta mbeti me dhjeetë lojtarë pas daljes me të kuq të Jackson në 80’ (pas një faulli ndaj Guindos). Ekipi i Mirel Josës shfrytëzoi superioritetin dhe realizoi golin e qetësisë më anë të Guindo në minutën e dytë shtesë të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat