Në Spanjë e bëjnë të sigurt

Futboll

Në Spanjë e bëjnë të sigurt

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:57
Në Spanjë e bëjnë të sigurt

Frank Kesi mund t’i japë lamtumirën Milanit dhe të udhëtojë drejt Spanjës për t’iu bashkuar Real Madrid. Ky është lajmi i ditës së sotme në mediat spanjolle të cilat insistojnë se rinovimi i tij me Milanin tanimë është i pamundur dhe mesfushori është në kërkim të një aventure të re.

Edhe pse Milani i ka bërë një ofertë të kënaqshme ekonomike, futbollisti ka vendosur që të bashkohet me një skuadër e cila ka ambicie dhe mundësi reale që të ngjitet në majë të futbollit europian.

Reali  është një prej ndjekësve më të interesuar dhe i gatshëm të rrëmbejë futbollistin, i cili shihet si alternativa ideale për Kasemiron, për më tepër me kosto zero në verën e ardhshme.

Konkurrenca e madrilenëve quhet PSG. Klubi francez, pasi humbi Kamavinga, tani është gati të rrëmbejë Kesi, të cilin e tërheq edhe ky opsion.

Ndryshe nga Reali, te PSG ai do të ketë përfitime më të mëdha financiare. Kjo është arsyeja kryesore pse menaxherët e futbollistit refuzuan 6,5 milionë euro në vit nga Milani, një shifër shumë e lartë për kushtet aktuale financiare të klubit kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat