Çfarë do të thotë për ju ky çmim?

Futboll

Çfarë do të thotë për ju ky çmim?

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Çfarë do të thotë për ky çmim?

Ai “Golden Foot” është vetëm çmimi më i ri që u shtohet atyre të marrë në karrierë nga Paolo Maldini.

Drejtori kuqezi u nderua me këtë vlerësim prestigjioz në Montekarlo, teksa dje ishte përsëri në Milano për t’i qëndruar pranë skuadrës e cila nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Drejtori ka dhënë gjithashtu një intervistë për rrjetin “SKY” duke analizuar ecurinë dhe ambiciet e Milanit në sezonin aktual.

Çfarë do të thotë për ju ky çmim me të cilin sapo u nderuat?

"Është gjithmonë një emocion i veçantë kur merr një çmim. Më kanë ftuar shumë herë në ceremoni të ndryshme, por me kalimin e kohës e kam pasur të pamundur të shkoj fizikisht.

Ky ishte një rast për të nderuar një event shumë të rëndësishëm dhe nuk desha të mungoj. Për mua është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e një liste kampionësh të përzgjedhur që kanë bërë historinë e futbollit", thotë Maldini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat