Në Therandë luftohet për vend të parë

Futboll

Në Therandë luftohet për vend të parë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:32
Në Therandë luftohet për vend të parë

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor apo më saktë të javës së 18-të në BKT Superligën e Kosovës.

Të shtunën u zhvilluan tri ndeshje interesante, ku Llapi mposhti 3-2 Prishtinën, Drita triumfoi 3-1 ndaj Ulpianës, ndërsa Drenica fitoi në udhëton 2-0 te Feronikeli.

Interesant pritet të jetë edhe në dy takimet e sotme, ku luhet për titull kampion vjeshtor dhe mbijetesë.

Ndeshja më interesante padyshim së është ajo në mes të Ballkanit dhe Gjilanit, e cila zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë me fillim nga ora 13:30.

Fitorja secilën skuadër do ta qonte në pozitën e parë dhe do ta shpallte kampion vjeshtor, ndërsa Ballkani do ta arrinte edhe me një barazim.

Përballja tjetër, jo më pak interesante pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva pret Dukagjinin.

Ky takim pritet të fillojë nga ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat