Gasperini: Roma ka një repart sulmues

Futboll

Gasperini: Roma ka një repart sulmues

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:34
Gasperini: Roma ka një repart sulmues

Në prag të sfidës kundër Romës, trajneri i Atalantës Gian Piero Gasperini ka dalë në konferencë për shtyp për të komentuar mbi takimin. Ai foli për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, situatën e lojtarëve, si dhe përballjen me Mourinhon.

“Duhet të përmirësojmë performancën tonë në shtëpi, duhet një seri fitoresh që të mund të rrisim kuotën e pikëve në shtëpi, por këto janë të gjitha statistika, ajo që ka rëndësi është Atalanta-Roma. Duhet të jemi shumë të përqendruar, nuk duhet të kemi mendime për Krishtlindje. Është një moment shumë i rëndësishëm i kampionatit, pas tre ditësh mbyllim turin e parë, që është shumë domethënës”.

MOURINHO- “Ai është sigurisht një trajner i madh, si për entuziazmin që solli në fillim ashtu edhe për historinë e tij, në një ekip si Roma, pastaj fusha është një temë tjetër. Jam i bindur se do të arrijë të ngrejë nivelin.

SKUADRA- “Përveç Gosens janë të gjithë në dispozicion, shpresojmë ta rikuperojmë shpejt. Gjithmonë ka shumë situata që mund të përmirësohemi, por ekipi ka qenë shumë kompakt si për mungesat që kemi pasur ashtu edhe për vlerën e shprehur”.

SULMUESIT E ROMËS- “Roma ka një repart sulmues si të skuadrave më të mira. Zaniolo dhe Abraham janë dy lojtarë shumë të fortë, ata kanë një skuadër të mirë. Ekipi është i pajisur mirë dhe ka lojtarë të fortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat